9.1 C
New York
Wednesday, April 16, 2025

Buy now

Llapi i Tahir Batatinës me fitore spektakolare, i fiton tri pikë të arta në Gjilan

- Advertisement -

Llapi ka arritur të marrë një fitore të madhe, në mënyrë spektakolare në Gjilan.

Të besuarit e Tahir Batatinës u rikthyen nga 1-0 për të fituar në fund 3-2.

Edi Basa shënoi në pjesën e dytë, për të hapur serinë e golave, por Ardit Tahiri gjeti golin e barazimit.

Epërsinë llapjanëve ia dha Arianit Hasani, por që Gjilani barazoi pas gjashtë minutash.

Kur u duk se loja po përfundon me barazim, në skenë doli përsëri Ardit Tahiri, i cili ia siguroi tri pikë të arta klubit llapjan.

Llapi me këto pikë kalon në zonën e barazhit me 33 pikë, derisa Gjilani ka 38 pikë në vendin e pestë./

Të ngjashme

Të fundit