12.4 C
New York
Monday, March 17, 2025

Buy now

Llapi fiton, Feronikeli dhe Malisheva barazojnë pa gola

- Advertisement -

Llapi ka shënuar fitore kundër Suharekës, ndërsa dueli mes Feronikelit dhe Malishevës është mbyllur pa gola të dielën në ndeshjet e Javës së njëzet e pestë të Superligës së Kosovës në futboll.

Në stadiumin “Zahir Pajaziti”, Llapi ka triumfuar 2-0 ndaj Suharekës.

Vendësit kanë kaluar në epërsi në minutën e tridhjetë e dytë me golin e Tahirit. Pavarësisht se mbetën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Ramadanit në minutën e dyzet e tretë, llapjanët nuk e kanë ndier mungesën numerike dhe kanë arritur ta dyfishojnë epërsinë në minutën e tetëdhjetë e dytë, sërish me Tahirin.

Ndërkohë, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli dhe Malisheva kanë ndarë pikët pas një barazimi pa gola.

Rasti më i mirë i ndeshjes i ka takuar Hazrollajt të Malishevës në minutën e tretë, por ai nuk është treguar i saktë nga penalltia. Paraprakisht futbollisti i Malishevës mezi e ka vendosur topin në pikën e bardhë, pasi ka fryer era dhe nuk e ka lejuar.

Në renditjen e Superligës, Drita kryeson tabelën, Malisheva mban vendin e tretë, Llapi pozicionohet në vendin e tetë, Suhareka në të nëntin, ndërsa Feronikeli mbetet në fund të tabelës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit