Llapi sot u tregua skuadër superiore ndaj Feroniklit’74.
Llapjanët fituan si mysafir me rezultat 0:3.
Llogarinë në “Rexhep Rexhepi”, e hapi Valmir Veliu në minutin e 10-të.
Për 0:2 shënoi autogol mbrojtësi Armend Halili.
E ‘kapakun’ ndeshjes ia vuri Valmir Veliu, me golin e dytë.
Nikli mbetet në fundin e tabelës me 10 pikë, kurse skuadra e Tahir Batatinës me 21 pikë është e parafundit.
Derisa në ndeshjen tjetër, Gjilani arriti ta mposht krejt në fund kampionin në fuqi Ballkanin.
Në fakt, ishin suharekasit ata që kaluan të parët në epërsi me Bleart Tolajn, në minutin e 41.
Vendasve tri pikë mjaft të rëndësishme ua siguroi Jaroviq, me dy golat e tij.
Në tabelë, “Skifterat” gjenden në vendin e pestë me 27 pikë.
Kurse, “Xhebrailat” janë të dytët me 36 pikë, tetë pikë më pak se liderja Drita.