22.6 C
New York
Monday, September 29, 2025

Buy now

Llapi fiton bindshëm ndaj Gjilanit për fitoren e parë sezonale

- Advertisement -

Skuadra e Llapit ka regjistruar fitoren e parë në sezonin 2025/26 të Superligës së Kosovës në futboll.

Të dielën në Podujevë, Llapi triumfoi me rezultatin e thellë, 4:1 kundër skuadrës së Gjilanit që regjistroi humbjen e dytë rresht dhe mbetet në kuotën e 4 pikëve.

Me dy gola të sulmuesit Alex Gnapi dhe nga një gol të Lulzim Pecit e Arbnor Ramadani, Llapi mori fitoren e parë të tubuar 6 pikë pas 7 ndeshjeve të luajtura deri më tani.

Golin e nderit për Gjilanin e shënoi Almir Aganspahiq dhe me këtë humbje, i dridhet seriozisht pozita trajnerit Ardian Nuhiu.

Të ngjashme

Të fundit