Skuadra e Llapit ka shënuar një fitore të madhe në javën e 30-të në Superligën e Kosovës, pasi mposhti 1:3 Malishevën e Bekim Isufit.
Qysh në pjesën e parë, skuadra mysafire shënoi dy gola, shkruan Indeksonline
Fillimisht në minutën e 40’të shënoi Ardit Tahiri dhe më pas në minutën e 45’të shënoi Valmir Veliu.
Në pjesën e dytë, skuadra vendase shënoi me anë të Xhylanit në minutën e 52’të.
Por, skuadra e Llapit shënoi edhe një herë tjetër për t’i siguruar tri pikë të mëdha. Golin e shënoi sulmuesi i krahut, Gashijani.
Me këtë fitore, Llapi largohet nga zona e rrezikshme me 39 pikë në pozitën e pestë.
