21.5 C
New York
Sunday, September 15, 2024

Buy now

Llapi e kërkon përmbysjen ndaj Wisla Krakow për një vend në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës

- Advertisement -

Nënkampioni i Kosovës, Llapi, sot ka mundësinë ta vazhdojë rrugën e saj drejt kualifikimit në Ligën e Evropës, por ka një pengesë përpara që duhet ta kalojë, që quhet Wisla Krakow.

Ndeshja e parë u zhvillua një javë më parë, ku skuadra polake shënoi fitore 2:0 në shtëpinë e saj, ndonëse llapjanët ishin favoritët për të kaluar këtë fazë, por tani kanë ndryshuar gjërat.

Wisla Krakow dikur skuadër e madhe, tani e katandisur në nivelin e dytë të futbollit në Poloni qe tri vite, arriti këtu vetëm pasi fitoi Kupën e Polonisë, ndaj nuk konsiderohej si skuadër që mund t’i shkaktonte probleme nënkampionit të Kosovës, madje Llapi u konsiderua me fat kur në short i ra kjo skuadër dhe jo ndonjë kombinim tjetër.

Ndryshe doli në fushë, me Wislën që shënoi fitore 2:0 në shtëpinë e saj me golat e Sapala (2′) dhe Rodado (90+’).

Tani skuadra që udhëhiqet nga Tahir Batatina, do të kërkojë përmbysjen e rezultatit në Podujevë, në stadiumin Zahir Pajaziti, për një vend në rrethin e dytë kualifikues në Ligë të Evropës.

Wisla ndonëse garon në ligën e dytë të shtetit të saj, ka pothuajse dyfishë më shumë vlerë në Transfermarkt se Llapi dhe me rezultatin momental mysafirët tani janë favoritët në letër për të kaluar tutje, ndonëse skuadra kosovare ka treguar që nuk dorëzohet lehtë në situata të tilla.

Përballja zhvillohet me fillim nga ora 16:30.

Gjyqtar kryesor i takimit është Farrugia Cann nga Malta, i ndihmuar nga dy asistentët Sultana dhe Muscat, ndërsa edhe gjyqtari i katërt Portelli është nga Malta. Në VAR janë dy italianët, Luca Pairetto dhe Matteo Gariglio.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit