Llapi ka shënuar fitore dramatike 4:3 ndaj Drenicës në kuadër të javës së 10-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Llapi kishte epërsinë prej 2:0, por Drenica arriti ta përmbyste rezultatin duke dalë në epërsi 2:3.
Llapi barazoi më pas, e krejt në fund Muhamet Hyseni shënoi për fitoren e madhe.
Me këtë fitore, Llapi tani shkon në kuotën e 13 pikëve në vendin e pestë.
Në anën tjetër, Drenica mbetet e gjashta me 11 pikë.






