Rafet Llapashtica nga OVL-UÇK në emisionin “Click” të RTV21 për dëshminë e ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën i NATO-s, Wesley Clark në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit tha se ai është vula e dëshmisë.
Teksa shtoi se Clark është njeriu më kompetent i fushës ushtarake.
“Besoj që të gjithë e kuptojmë që është njeriu më kompetent i fushës ushtarake dhe kohës kur UÇK ka qenë njeri më i informuar edhe në aspektin politik, por edhe të operimit ushtarak. Ne mendojm që gjenerali Clark, është vula e dëshmisë do të thotë e paraqitjes së strukturimit, gjendjes, operimit të UÇK-së”, tha ai.






