Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ka konfirmuar rikandidimin si kandidat i pavarur për kryetar të komunës, u pyet sonte në RTK nëse ka kontribuar për zgjidhje të krizës politike në situatën e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se një “akter i Vetëvendosjes ka kërku bisedime me PDK-në”, dhe të njëjtën informatë tha se ia ka dhënë Memli Krasniqit.
“Janë mundu me orientu elektoratin që unë me Enver Hoxhajn po bëjmë negociata me VV-në. Unë e kam pas një kërkesë nga një akter që është i afërt me Vetëvendosjen dhe unë ja kam dhënë menjëherë kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, informatën”, tha Lladrovci në RTK.
“Kërkesa ka qenë me u ulë me bisedu dhe kryetari më ka thënë nëse ne dakordohemi në 5-6 pika, dakordohemi me ndihmu fondin e avokatëve të ish-krerëve të UÇK-së, në qoftëse disa pajtohen ne nuk jemi kundër dhe negociatat pastaj a kanë vazhdu apo jo unë nuk jam në ngjarje. Po kujtoj që kanë vazhdu në nivelin e dytë dhe nuk janë dakordu sepse Albin Kurti ka frikë ndoshta prej disa deputetëve a e votojnë a s’e votojnë…”, tha Lladrovci.
Ai tha se është e dëmshme me shku në zgjedhje të reja para atyre komunale.
“Ky ngërç i sjellur nga Albin Kurti nuk e kupton kerkush sa i dëmshëm dhe sa i keq është. Në Gjermani u bënë dy partitë, tgradicionalisht në luftë mes vete, sepse Administrata Amerikane është duke zhvillu projektet shpejtë. Pra, këta nuk mujnë me kuptu se sa shpejtë truni i Trumpit punon dhe vjen një moment ose shpëtojmë ose na merr pusi”, u shpreh Lladrovci në RTK.