Pas shumë pyetjeve të mediave rreth rastit të lirimit të pronës së uzurpuar në Drenas, kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci ka dhënë një njoftim.
Njoftimi i Lladrovcit në fb:
Zbatimi i ligjit dhe barazia para ligjit janë prioritetet e mia të panegociueshme
Njoftohen mediat lidhur me pyetjet rreth Restoranit “Peshkopia”, se prona e uzurpuar nga ky subjekt ekonomik, edhe pse pas shumë vonesave, pasi Gjykata e tha fjalën e saj, është duke u liruar.
Ndërsa lidhur me vonesat në realizimin e projektit dhe dëmet financiare që i janë shkaktuar komunës së Drenasit, do të zhvillojmë procedura tjera ligjore.
Kjo pronë me vite është shfrytëzuar paligjshëm nga ky subjekt ekonomik, andaj, lirimi i pronës së uzurpuar ishte detyrim ligjor në mbrojtje të interesit publik.
Zbatimi i ligjit, barazia para ligjit, ruajtja e pronës dhe interesit publik janë prioritetet e mia të panegociueshme.
Me nderime,
Ramiz Lladrovci
https://www.facebook.com/share/p/17oL2QjkZM/?mibextid=wwXIfr






