![Lladrovci: VV-ja ka bë hajgare në Drenas, mori vota më shumë se që duhej Lladrovci: VV-ja ka bë hajgare në Drenas, mori vota më shumë se që duhej](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/02/Screenshot_20230224-145515_Instagram.jpg)
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më shumë vota se sa është dashur në këtë komunë.
Ai shprehet se në këtë komunë, VV-ja ka bërë hajgare, transmeton klankosova.tv.
“Vetëvendosje ka fituar më shumë se që u dashtë në Drenas, sepse Qeveria Kurti nuk e ka pru asnjë investim të vetëm për pesë vjet rresht. Pra ka luajtur me kodet buxhetore, për shembull me rrugën Komoran-Gllobar, herë i qitke 500 mijë euro, herë 14 milionë, herë 4 milionë, herë 7 milionë, bënte hajgare, bënte barazime buxhetore në buxhetin e Kosovës”, tha kreu i Drenasit për emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Lladrovci po ashtu shton se kryeministrit Albin Kurti ka humbur besimin ndaj qytetarëve të Kosovës, duke thënë se për këtë arsye ka rënë edhe në vota në zgjedhjet e 9 shkurtit.