16.7 C
New York
Monday, June 16, 2025

Buy now

Lladrovci vlerëson rolin e Pandeli Majkos gjatë luftës çlirimtare: Pak t’i them vëlla!

- Advertisement -

Ramiz Lladrovci ka shprehur mirënjohje për ish kryeministrin Pandeli Majko, të cilin e vlerëson për rrolin rreth Kosovës gjatë mandatit sa ishte kryeministër dhe zhvillohej lufta çlirimtare.

“Mirënjohja për disa politikanë të Shqipërisë, të dëshmuar në kohë historike për Kosovën, ngjan të jetë e mangët, sepse, nuk janë të informuar për rrolin e tyre dhe nuk i njohin rrethanat e asaj kohe tepër domethënëse për Kosovën”, ka shkruar Lladrovci.

Pata fatin që gjatë luftës tonë çlirimtare të jem i ngarkuar me detyra e përgjegjësi të veçanta, te Pandeli Majko e kam pasur derën hapur 24 orë, me Kosovën në fokus gjatë mandatit të tij si kryeministër e deri më sot, ka deklaruar Ramiz Lladrovci dhe ka shtuar se “Me të drejtë e kam për zemër dhe pak është t’i them vëlla Pandi, të paçim!”
https://www.facebook.com/share/15WdiMN6bY/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit