Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lartë praninë e dr. Lulzim Nikës në ceremoninë e emërimit të presidentit të 47-të të Amerikës, Donald Trump.
Lul, me qasjen te miqtë tanë, si asnjë herë më shumë të emëruar në administratën amerikane, besoj ta kesh prioritet për fuqizimin e shtetit dhe shtetësisë tonë, ka deklaruar Lladrovci.
Postimi i tij në fb:
Luli është shkencëtar i çmuar, i cili me durim e përkushtim, mblodhi mbi 300 mijë faqe nga bibliotekat me renome të Amerikës, dëshmi të jashtëzakonshme për historinë e re të Kosovës dhe kombit shqiptar.
Luli është atdhetar i dëshmuar nga rinia e hershme, e filloi karrierën si profesor i historisë, drejtor shkolle, me titull doktor shkence. Këto ditë na bën krenar si kandidat për deputet i PDK-së me praninë e tij për nominimin e Presidentit Trump.
Lul, me qasjen te miqtë tanë, si asnjë herë më shumë të emëruar në administratën amerikane, besoj ta kesh prioritet për fuqizimin e shtetit dhe shtetësisë tonë!