6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Lladrovci vlerëson lartë gazetarët e luftës çlirimtare: Kosova është e bekuar me miq sikur Ju!

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lartë, gazetarët britanik të luftës të cilët e përjetësuan histreinë e çlirimit të Kosovës, të cilët kishin bërë intervistë me heroin Fehmi Lladrovci që mbetet intervistë ikonike e UÇK-së, raportom Scanner.

Gazetarët gjatë luftës tonë çlirimtare, ishin krah i fuqishëm i fitores tonë, ashtu sikur sot, rëndësia e mediave për promovimin e storjes së suksesit të quajtur Kosovë, është e veçantë, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij në rrjetin social:

Me kënaqësi, mbrëmë, iu përgjigja ftesës së Jeta Xharrës me rastin e lansimit të “Reporting House” në ish-Shtëpinë e Mallrave në Prishtinë, ku takova shumë personalitete të cilat kontribuuan që e vërteta e Kosovës nëpërmjet mediave të depërtojë në botë.

Ekspozita “Reporting House” i ofron publikut vendor dhe vizitorëve të huaj një pasqyrë të luftës tonë çlirimtare dhe prezanton punën e reporterëve të luftës, gazetarëve, fotografëve dhe artefakte të gazetarëve.

Ekspozita më emocionoi sepse, takova David Loyd, Vaughan Smith dhe reporterët tjerë që e fituan luftën mediale kundër gënjeshtrave të Serbisë, reporter të lidhur edhe me intervistën e famshme të Fehës.

Dy ditë para rënies heroike të Fehës dhe Xhevës, Loyd, Smith dhe gazetarët tjerë kanë qenë mysafirë në shtëpinë tonë dhe kanë bërë fotot e fundit për kujtesën tonë familjare e historike.

Ekspozitat si kjo, në zemrën e Kryeqytetit, janë të domosdoshme, të jenë të vazhdueshme, ku në veçanti të rinjtë duhet ta njohin historinë e të mos lejojnë që ajo të përsëritet.

Respekt për juve Loyd, Smith, Jeta dhe kontribuues të tjerë që me media dëshmuat se si ishte rruga, si u arrit çlirimi dhe liria e Kosovës!

Ndërsa sot, me kënaqësi, me Shemën, djemt e mi e Emriun, në shtëpi i prita mysafirë, gazetarët Loyd, Smith, mikun e shtëpisë Robertin, Hajrën, Fatmirin, Enverin, Përparimin, Fadilin, Bekimin dhe të tjerët, me ç’rast, shpalosëm kujtime të dhimbshme por krenare për ditët kur populli ynë ishte buzë shfarosjes.

Pa miqtë si Loyd, Smith, Roberti dhe dhjetëra gazetarë, e vërteta për Kosovën dhe luftën e drejtë çlirimtare, nëpërmjet mediave më të fuqishme botërore, nuk do të mund të arrinte në çdo shtet e familje në botë.

Gazetarët gjatë luftës tonë çlirimtare, ishin krah i fuqishëm i fitores tonë, ashtu sikur sot, rëndësia e mediave për promovimin e storjes së suksesit të quajtur Kosovë, është e veçantë.

Faleminderit David Loyd, Vaughan Smith, Robert dhe të gjithë ju që historinë e luftës tonë çlirimtare e keni pasqyruar drejt, me fakte dhe të mbushur me pasionin lirie për neve dhe dritë për popujt e robëruar.

Kosova është e bekuar me miq sikur Ju!

https://www.facebook.com/share/p/kAFcz5yttNiibfau/?mibextid=WC7FNm

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit