Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot kishte mysafirë dy artistë të mirënjohur, Mehdin Pergjeçaj – Meda dhe Arian Agushi – Gold Ag, të cilëve ju dha mirënjohje, raporton Scanner.
“Mirënjohja për artistët që po i përjetësojnë personalitetet e historisë tonë të re dhe të kaluarën tonë është edhe mirënjohje për publikun që përcjell këta artistë”, ka deklaruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Dy artistëve të shquar të cilët historinë tonë të re e kanë pasqyruar me atdhedashuri e pasion në krijimtarinë e tyre muzikore, Mehdin Pergjeçaj – Meda dhe Arian Agushi – Gold Ag, ua dhashë nga një mirënjohje.
Mirënjohja ime për Medën e Gold Ag, është e lidhur edhe me bashkëpunimin gjatë muajit të mërgatës, të cilët kanë ardhur në Drenas për të kënduar para mijëra qytetarëve.
Mirënjohja për artistët që po i përjetësojnë personalitetet e historisë tonë të re dhe të kaluarën tonë është edhe mirënjohje për publikun që përcjell këta artistë.
https://www.instagram.com/p/Cz4Ciekt9z1/?img_index=1