Me rastin e inaugurimit të bustit të diplomatit dhe atdhetarit të shquar, Hasan Prishtina, në Bajram Curr, kryetari i Drenasit, i cili ishte aty i pranishëm, theksoi se vizioni i Hasan Prishtinës për kombin, është aktual sot e gjithë ditën.
Postimi i Lladrovcit në fb:
Në Bajram Curr, në prani të qytetarëve, familjeve të dëshmorëve e atdhetarëve ndër breza, mora pjesë në ceremoninë e zbulimit të bustit të Hasan Prishtinës, në sheshin e qytetit.
Hasan Prishtina na la trashëgim shembullin e diplomatit dhe atdhetarit të devotshëm të lidhur fort me fatet e kombit, përkushtimin për njësinë kombëtare dhe unitetin kombëtar. Ai njihet si atdhetar që dha gjithçka për kombin e nuk i mori asgjë.
Krah shtatores së Bajram Currit, Hasan Prishtina i jep përmbajtje e hijeshi jo vetëm Sheshit, por edhe Malësisë së Gjakovës që aq fort e deshti dhe ishte i lidhur ngushtë gjatë jetës së tij.
Jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës, vizioni i tij për kombin, është aktuale sot e gjithë ditën, andaj ky bust është vlerë e shtuar kundër harresës dhe shënim me vlerë në kuadër të festave të Nëntorit.
https://www.facebook.com/share/p/12B1Ev53Yue/?mibextid=WC7FNe