5.7 C
New York
Sunday, January 11, 2026

Buy now

Lladrovci: Vërshimet bllokojnë sërish disa rrugë në Komunën e Drenasit

- Advertisement -

Si pasojë e vërshimeve të vazhdueshme, disa rrugë në Komunën e Drenasit janë bërë të pakalueshme, ka bërë të ditur kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.

Aktualisht, të bllokuara për qarkullim janë rrugët:
Drenas – Guri i Plakës
Drenas – Kroi i Mbretit
Shtrubullovë – Korroticë e Ulët
Rruga nga Komorani 1 në drejtim të Komoranit 3
Po ashtu, rruga nga Komorani për Skenderaj në drejtim të Drenasit është e kalueshme vetëm me vështirësi, ku janë krijuar kolona të gjata të automjeteve.

Kryetari Lladrovci u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin pa nevojë, të respektojnë shiritat e ndalimit të qarkullimit dhe të tregojnë solidaritet, duke ndihmuar aty ku është e mundur për tejkalimin e situatës.

Sipas tij, ekipet emergjente janë në terren dhe, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), po angazhohen maksimalisht për lehtësimin e gjendjes dhe rikthimin e normalitetit.

Të ngjashme

Të fundit