1.9 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Lladrovci uron qytetarët që vlerat e festës së Bajramit t’i zbatojnë gjatë tërë vitit

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ua ka uruar festën e Bajramit të gjithë qytetarëve, në veçanti familjet e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, kontribuuesit për çlirimin e vendit dhe të gjithë ata që po punojnë për fuqizimin e shtetit.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar, urime festa e Bajramit!

Të gjithë besimtarëve që agjëruan, uroj që t’ju pranohet agjërimi, lutjet dhe veprat e mira gjatë muajit të bekuar të Ramazanit.

Dua të uroj në veçanti familjet e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë, kontribuuesit për çlirimin e vendit dhe të gjithë ata që po punojnë për fuqizimin e shtetit tonë.

Në këtë festë të Bajramit, uroj të gjithë qytetarët që me përkushtim t’i zbatojnë vlerat e kësaj feste gjatë tërë vitit, solidaritetin, nderimin për njëri-tjetrin, veprat e mira dhe harmoninë.
Urime festa e Bajramit!
https://www.instagram.com/p/CrSvizagfKG/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit