-0.7 C
New York
Wednesday, December 31, 2025

Buy now

Lladrovci uron: Qytetarë të nderuar, gëzuar Viti i Ri 2026!

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar qytetarët me rastin e Vitit të Ri.

Postimi i tij i plotë:

Qytetarë të nderuar, gëzuar Viti i Ri 2026!

Në këtë ndërrim motesh, të gjithëve ju uroj gjithë të mirat, paçi shëndet, mirëqenie e sukses në vitin që po vjen.
Në këtë urim, dua të uroj në veçanti familjet e dëshmorëve e martirëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, kontribuesit për çlirimin e Kosovës dhe familjet e heronjve tanë të luftës dhe paqes që padrejtësisht nuk janë në mesin tonë.
Viti 2025, ishte plotë sfida. Tri palë zgjedhje ishin barrë e madhe për zhvillimin e shtetit. Thuhet se zgjedhjet në vendet demokratike ia marrin një vit jetë shtetit, për shkak të përgatitjes së zgjedhjeve, fushatës dhe pasojat e tyre.
Këtë luks, ata që merren me politikë, nuk do të duhej ta bënin. Sigurisht, një palë zgjedhje u zhvilluan për shkaqe të egove politike, të nxitura nga klanet dhe interesat e ngushta.
Secili që merret me politikë, duhet ta kuptojë se ky sport i rëndë, nuk është arenë gladiatorësh, as arenë boksierësh.
Politika është art mbi artet, për të ofruar më të mirën për qytetarët dhe shtetin, program zhvillimor, prodhim e tregti, arsim e shëndetësi, ujë e rrymë, rrugë e siguri, zhvillim të bujqësisë e perspektivë për të rinjtë tanë. A kanë ngjarë këto, për mendimin tim Jo.
Çfarë mbetet të themi e çka presim në vitin 2026?
Si i pari i komunës me 2.6% të sipërfaqes së Kosovës, komunë që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit, me rreth 10% dëshmorë e martirë, presim shumë.
Pres të asfaltohet rruga me katër korsi, e mbetur në pritje pesë vjet, Komoran-Gllobar, pres vlerësimin e pronës për Liqenin e Vërbocit, përurimin e sheshit “Fehmi e Xhevë Lladrovci”, pres vazhdimin e punimeve në QKMF, pajisjet mjekësore me rrethojat për institucionet shëndetësore, pres fillimin e punimeve në Stadiumin nacional, pres të bëhet pishina gjysmë olimpike, pres investimin në udhëkryqin e Komoranit, pres të na kthehen fondet e komunës për projektet e filluara për shkak të përmbaruesve për kontratat kolektive, fondet për kubëzimin e rrugëve në qytet, fondet për parkingje, për shtigjet e çiklistëve dhe këmbësorëve, rrugët fushore, për kanalet kulluese, infrastrukturën te Pishat e Komoranit, rregullimi i shtratit të lumit, trotuareve dhe ndriçimit publik, shtëpinë e komunitetit, qendrën e rinisë, e shumë projekte tjera.
Qytetarë të dashur,
Edhe një herë shumë urime në vitin 2026, ju uroj gjithë të mirat. Gjithë të mirat për të gjithë juve, pa dallim, sepse, kur e nisa rrugën atdhetare bashkë me shoqe e shokë, kemi synuar liri e barazi për të gjithë. Edhe sot, gjithë të mirat për Juve, gëzuar!

https://www.facebook.com/share/p/17pqcTmsWY/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit