7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Lladrovci uron Qëndron Kastratin: Vendimi i Kushtetueses ua mbylli gojën keqbërësve

- Advertisement -

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shkelur Kushtetutën kur mori vendim për organizimin e mësimit në komunën e Kamenicës, duke e hedhur poshtë reformën e Qëndron Kastratit.

Lladrovci e uroi Kastratin për fitoren në këtë betejë, duke thënë se ky vendim ua mbyll gojën keqbërësve në dy komunat, Kamenicë e Drenas.

“Kur e nisa i pari në Drenas këtë reformë, u ballafaqova me rezistencë nga keqbërës dhe qytetarë që nuk ia deshën e as nuk ia duan të mirën arsimit, as nxënësve e as prindërve, me akte populliste, siç bënë edhe në Kamenicë.

Ndonëse nuk kam pasur asnjëherë dilema, megjithatë ky vendim i Gjykatës Kushtetuese pos që ua mbyllë gojën keqbërësve në dy komunat, i rikonfirmon vendimet tona të drejta!”, shkroi Lladrovci në Facebook.

Urime miku im Qendron!Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës i dha vulë reformave të ndërmarra nga miku im,…

Posted by Ramiz Lladrovci on Friday, April 8, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit