Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me kryetarin e Kuvendit të Komunës, Burim Bujupi, kanë shtruar iftar për anëtarët e Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas, asamblistet, asamblistët dhe ekzekutivin e komunës.
“Uroj që muaji i Ramazanit t’ju sjellë shëndet, paqe dhe begati në familjet tuaja”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i tij në fb:
Falënderoj Këshillin e Bashkësisë Islame në Drenas, asamblistet, asamblistët dhe ekzekutivin e komunës për praninë në iftarin e ftuar nga unë dhe kryesuesi i Asamblesë, Burim Bujupi.
Ishte një mbrëmje e bukur në frymën e muajit të shenjtë të Ramazanit. Një moment bashkimi, respekti dhe mirëkuptimi mes nesh.
Këto takime na afrojnë më shumë me njëri-tjetrin dhe forcojnë bashkëpunimin për të mirën e qytetarëve tanë.
Ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen dhe respektin e treguar. Uroj që muaji i Ramazanit t’ju sjellë shëndet, paqe dhe begati në familjet tuaja.
https://www.facebook.com/share/1BvhzB2KKg/?mibextid=wwXIfr






