Me rastin e ditëlindjes së Kadri Veselit, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar që ditëlindjet tjera t’i presin bashkë në Kosovë.
Historia të kishte ngarkuar detyra që me sukses i kreve, ashtu siç do të kryhet edhe kjo e gjyqit të padrejtë bashkë me shokët fitimtarë, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i tij në fb:
Urime ditëlindja miku im, Kadri!
Në këtë ditë, kur i mungon familjes dhe të gjithë neve që të kemi njohur, kemi punuar e bashkëvepruar për çlirimin e Kosovës, uroj që ditëlindjen e radhës, ta festojmë së bashku.
Kujtoj njohjen tonë gati katër dekada më herët, ditët e aksioneve të para të cilat jehonin larg, çdo herë, ishe dhe mbete i njëjti Lul, i vendosur, largpamës dhe i pamposhtur.
Historia të kishte ngarkuar detyra që me sukses i kreve, ashtu siç do të kryhet edhe kjo e gjyqit të padrejtë bashkë me shokët fitimtarë.
Urime ditëlindja miku im, ditëlindjet tjera i festofshim në Kosovë!
https://www.facebook.com/photo/?fbid=10234124290722791&set=a.2037102021200