2.2 C
New York
Tuesday, February 17, 2026

Buy now

Lladrovci uron Pavarësinë, pret të vinë çlirimtarët fitimtarë nga beteja për të vërtetën e luftës çlirimtare

- Advertisement -

Me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe demonstratës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, “Drejtësi, jo politikë”, Ramiz Lladrovci ka uruar pavarësinë duke cekur se heronjtë e luftës dhe paqes i pret fitimtarë nga beteja për të vërtetën e luftës tonë të drejtë çlirimtare.

Postimi i tij në fb:

Në këtë ditë të shenjtë për Kosovën dhe kombin, shënojmë Ditën e Pavarësisë, të ngritur mbi përpjekjet dhe përkushtimin atdhetar shekullor.

Mijëra vjet burgje, sakrifica e mijëra dëshmorëve e martirëve të kombit, qindra varrezave masive e torturave të papara, nuk mundën ta ndalin lirinë tonë.

Energjia mbinjerëzore e atdhetarëve më besnikë u bë UÇK, si trashëgimtare e frymës së Skënderbeut, në krye me Komandantin legjendar Adem Jasharin, arriti ta çliroj Kosovën dhe të marrë përkrahjen e aleatëve për pavarësi, në krye me Amerikën.

Në këtë ditë, demonstrojmë për “Drejtësi, jo politikë”. Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha dhe të tjerët, janë heronj të luftës dhe paqes. I presim fitimtarë nga beteja e fundit, beteja për të vërtetën e luftës tonë të drejtë çlirimtare.

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!

Drejtësi për heronjtë tanë të luftës dhe paqes!

https://www.facebook.com/share/p/1AReP8ULHX/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit