Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar Gentritin, birin e heroit të kombit, Dr. Hafir Shala, me rastin e fejesës së tij.
Lladrovci ka shkruar se “kjo ditë gëzimi në familjen Tuaj, është gëzim edhe për çdo familje atdhetare e cila dha krejt çka pati për lirinë e vendin, duke bërë që jeta sot vazhdon duke e ripërtërirë atë me gëzime në liri”.
Postimi i plotë:
Gentrit, urime fejesa!
Kjo ditë është ditë gëzimi për Ty dhe të gjithë neve që me nderime të përhershme rikujtojmë jetën dhe veprën heroike të babait tuaj, shokut tonë, heroit të Kosovës, Dr. Hafir Shala.
Kjo ditë gëzimi në familjen Tuaj, është gëzim edhe për çdo familje atdhetare e cila dha krejt çka pati për lirinë e vendin, duke bërë që jeta sot vazhdon duke e ripërtërirë atë me gëzime në liri, falë kontributit të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.
Gentrit, uroj që jeta Juaj familjare të jetë e lumtur, e bukur dhe përplot gëzime, përgjithmonë!