Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar 27 Nëntorin, Ditën e Forcave Të Sigurisë së Kosovës.
Urime dhe gëzuar, Forca e Sigurisë së Kosovës, bijat dhe bijtë më të devotshëm të kombit, ka uruar Lladrovci.
Postimi në facebook:
Oficerë, ushtarë, veteranë,
Urime Dita e Forcës së Sigurisë!
Urime kjo ditë e shënuar, Juve që ndiqni traditat më të shkëlqyera të Komandantit legjendar, Adem Jasharit, Fehmiut, Xhevës, Luanit, Abesë, Agimit, Zahirit dhe mijëra heronjve e dëshmorëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Urime dhe gëzuar, Forca e Sigurisë së Kosovës, bijat dhe bijtë më të devotshëm të kombit!