Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, raporton Scanner.
Lladrovci ka shkruar se “ky muaj është muaji i diciplinës, muaji i bashkëndjenjës me të varfërin dhe të dobtin, muaj që dëshmon solidaritetin njerëzor dhe përkushtimin shpirtëror ndaj Zotit”.
Postimi i Lladrovcit në fb:
Të gjithë besimtarëve myslimanë, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ju dëshiroj agjërim të lehtë dhe të pranuar te Zoti!
Ky muaj është muaji i diciplinës, muaji i bashkëndjenjës me të varfërin dhe të dobtin, muaj që dëshmon solidaritetin njerëzor dhe përkushtimin shpirtëror ndaj Zotit.
Përkushtimi për gjendjen shpirtërore e mund dobësinë fizike e cila vjen prej abstenimit nga ushqimi dhe pija. Ky përkushtim është tregues se sa i fuqishëm është aspekti shpirtëror në jetën e njeriut.
Agjërim të lehtë dhe të pranuar tek Zoti!