Lladrovci uron Ditën e Mësuesit: Gëzuar
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar mësuesit, arsimtarët dhe profesorët me rastin e Ditës së Mësuesit.
“Ashtu sikur deri sot, arsimi në komunën tonë do të mbetet prioritet dhe sukseset e nxënësve nuk do të mungojnë në saje të punës së shkëlqyer të arsimtarëve dhe bashkëpunimit të tyre me nxënës e prindër”, ka deklaruar Lladrovci.
Shkrimi i plotë në instagram:
Në Ditën e Mësuesit, përgëzoj të gjithë mësuesit, arsimtarët dhe profesorët të cilët me përkushtim, arsimojnë të tashmen dhe të ardhmen tonë, nxënësit tanë.
Në këtë ditë kujtoj me nderim të veçantë heroinën Xhevë Krasniqi Lladrovcin dhe dëshmorin Jahir Lladrovci, mësuesen dhe mësuesin që me vetëmohim, ishin të shërbim të arsimimit dhe edukimit të gjeneratave të reja dhe çlirimin e Kosovës.
Ashtu sikur deri sot, arsimi në komunën tonë do të mbetet prioritet dhe sukseset e nxënësve nuk do të mungojnë në saje të punës së shkëlqyer të arsimtarëve dhe bashkëpunimit të tyre me nxënës e prindër.
Mësues, arsimtarë e profesorë, gëzuar Dita e Mësuesit!