Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar Ditën e Kushtetutës.
“Në këtë përvjetor, shprehim mirënjohje dhe vlerësim për të gjithë kontribuesit për shtet të lirë e të pavarur sipas standardeve ndërkombëtare, vlera këto që i gjejmë në Kushtetutën tonë”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Qytetarë të dashur,
Urime 9 Prilli, Dita e Kushtetutës të Republikës së Kosovës!
Kjo ditë është nga ditet e rëndësishme të historisë sonë të re e cila është sinonim e jetësim i përpekjeve tona shekullore për liri e shtet, për shtet sipas parimeve dhe vlerave të përparuara perëndimore.
Kushtetuta jonë si akti më i lartë juridik e politik në këto 17 vjet u sfidua e u shkel në jo pak raste, por ky është një moment i rëndësishëm reflektimi për afirmimin e frymës që bart ky akt si bazament i funksionimit të shtetit tonë i arritur me shumë sakrificë por edhe me mbështetje të aleatëve dhe miqëve tanë të përjetshëm me në krye ShBA-në.
Andaj, edhe në këtë përvjetor, shprehim mirënjohje dhe vlerësim për të gjithë kontribuesit për shtet të lirë e të pavarur sipas standardeve ndërkombëtare, vlera këto që i gjejmë në Kushtetutën tonë.
Urime!
https://www.facebook.com/share/p/1A6FJhbDyj/?mibextid=wwXIfr