23.2 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Lladrovci uron Bajramin: Rikujtim për vlerat më të larta të besimit, solidaritetit dhe sakrificës

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar Bajramin e vogël, duke theksuar se “kjo ditë e shenjtë na rikujton vlerat më të larta të besimit, solidaritetit dhe sakrificës”.

“Urime e gëzime për shumë vjet, me zemra të mbushura me paqe dhe shtëpi të mbushura me begati”, ka uruar ai.

Urimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Gëzuar Festën e Bajramit të Vogël

Kjo ditë e shenjtë na rikujton vlerat më të larta të besimit, solidaritetit dhe sakrificës. Le të jetë Bajrami një moment reflektimi e afërsie për të gjithë qytetarët tanë, një ditë e veçantë për të ndarë dashuri, mirësi dhe për të treguar kujdes për njëri-tjetrin.

Veçantia e këtij Bajrami është Kurbani, një akt i thellë besimi dhe sakrifice. Përmes tij, shprehim mirënjohje ndaj Zotit dhe kujdes ndaj atyre që kanë më pak, duke ndarë me zemër e me dashuri.

Uroj që kjo festë të sjellë paqe në zemrat tona, harmoni në familjet tuaja dhe begati në shtëpitë e të gjithë qytetarëve tanë.

Urime e gëzime për shumë vjet, me zemra të mbushura me paqe dhe shtëpi të mbushura me begati!

https://www.facebook.com/share/1EgVJbhs94/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit