3.5 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Lladrovci uron Bajramin: Respekti, dashuria e mirëbesimi të vazhdojë përgjithmonë në Kosovë dhe kudo jetojnë shqiptarët

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame me rastin e festës së Bajramit.

“Qoftë festë e begatë në familjet Tuaja, duke uruar që respekti, dashuria e mirëbesimi të vazhdojë përgjithmonë në Kosovë dhe kudo jetojnë shqiptarët”, ka shkruar Lladrovci.

Urimi i plotë i Lladrovcit për Bajram:

Të gjithë besimtarëve të fesë islame, ua uroj festën e Bajramit të Madh

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, të mbushur me lutje, përkushtim të devotshëm dhe vetëpërmbajtje me agjërim, festa e Bajramit vije si dhuratë e çmuar për besimtarët, të cilët përvojën e virtytshme gjatë këtij muaji, e mirëmbajnë me vepra të mira.

Urimin për Bajramin e Madh së pari e drejtoj për familjarët e dëshmorëve e martirëve, për invalidët dhe veteranët e UÇK-së dhe të gjithë ata që dëshmojnë se vullneti për vepra të mira, është i mundshëm në çdo kohë dhe në çdo vend, për të afërmin, për kombin e për zotin.

Qoftë festë e begatë në familjet Tuaja, duke uruar që respekti, dashuria e mirëbesimi të vazhdojë përgjithmonë në Kosovë dhe kudo jetojnë shqiptarët!

https://www.facebook.com/share/p/m57u47SZmsRgiXxn/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit