Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar institucionet dhe popullin norvegjez, me rastin e Ditës Kombëtare të Norvegjisë, nëpërmjet Ambasadorit të këtij shteti mik në Kosovë, z. Grondahl.
Urimi i Lladrovcit për Ambasadorin:
Sh.T.Z. Jens Erik Grondahl, Ambasador i Mbretërisë së Norvegjisë në Republikën e Kosovës,
Me rastin e Ditës Kombëtare të Norvegjisë, Ju uroj Juve dhe nëpërmjet Jush, institucionet dhe popullin mik të Norvegjisë.
Ne jemi mirënjohës për tërë përkrahjen Tuaj, të shtetit miqësor që fuqishëm përkrahni proceset integruese dhe rrugën euro-atlantike të Republikës së Kosovës, bashkëpunimin dhe promovimin e interesave të qytetarëve tanë.
Gëzuar dhe urime Dita Kombëtare e Norvegjisë!
https://instagram.com/p/CsVzMO4N7qf/