Me rastin e arrestimit të ish presidentit të Venezueslës, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “Trump i duhet botës në këtë kohë të diktatorëve të vegjël dhe shpërdoruesve të besimit qytetar besa edhe të lëndëve të para strategjike”.
Postimi i tij:
Ndërhyrja e njësive elitare amerikane, në zbatim të urdhrit nga gjykatësit amerikanë, miratuar nga Presidenti Trump, për kapjen e Maduros në Venezuelë, ishte veprim i pritshëm. Maduro nxiti zemërimin e drejtësisë amerikane dhe tash do të gjykohet para kësaj drejtësie.
Reagimi i Presidentit Trump lidhet me rrezikun që ish presidenti Maduro dhe gruaja e tij, kanë paraqitur për kontinentin amerikan. Kriminelët e veshur me pushtet, mund të rehatohen për 47 sekonda.
Reagimi sa më shpejtë aq më mirë i Kryeministrit me Presidenten në përkrahje të aksionit amerikan, më jep shpresë për aktualitetin tonë. Trump i duhet botës në këtë kohë të diktatorëve të vegjël dhe shpërdoruesve të besimit qytetar besa edhe të lëndëve të para strategjike.






