Kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK-ja, Ramiz Lladrovci, ka treguar në emisionin “Debat Plus” për një telefonatë që thotë se ia kishte bërë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Haga, ku sipas tij, i kishte kërkuar të pajtoheshin me Sami Lushtakun,
“Në ora 12 ka thirrë ish-presidenti Hashim Thaçi. Ka thirrë në telefon të Abelardit. Më ka thënë: Ramiz, ka ndodh çka ka ndodh – kam qef me iu pa bashkë ty edhe Saminë, kam qef me pa bashkë Drenicën, se jena kanë shokë, jemi shokë,” ka treguar Lladrovci.
Ai shtoi se për Thaçin është i gatshëm të bëjë gjithçka:
“Për Hashim Thaçin jam në gjendje, jo me i thy durë e kamë qysh ka thanë kundërkandidati jem me shku mu maru, po edhe kryt me thy, me të unë për Hashim Thaçin shkoj e marohem me të,” tha Lladrovci.