Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, një intervistë në RTK ka folur për zhvillimet në PDK ndër vite dhe për historikun e raportit të tij me Sami Lushtun. Lladrovci ka thënë se Hashim Thaçi e kishte telefonuar dy herë nga Haga, pas zgjedhjeve të 2021’ës.
Lladrovci tha se Thaçi e kishte lutur që t’i përmirësojë raportet me Sami Lushtakun.
Dy herë Hashim Thaçi më ka thirrë në telefon nga Haga pas zgjedhjeve të 2021-ës me pat lutë duke më thanë kom qejf me iu pa bashkë me Sami Lushtakun” , tha Lladrovci.
Ai shtoi se pas asaj bisede i ka shkuar në zyre Lushtakut, dhe kanë biseduar dhe janë pajtuar, por që të njëjtit prapë i kanë prishur marrëdhëniet meqë sipas Lladrovcit, Lushtaku kishte nisur sulmet përsëri.