24.9 C
New York
Thursday, September 4, 2025

Buy now

Lladrovci tejkalon të gjithë liderët e partive në nivel nacional me “like”

- Advertisement -

Pa subvencionim dhe pa logjistikën e nivelit nacional, z. Lladrovci prin me mbi 3.6 k pëlqime kundrejt liderëve tjerë të partive në nivel nacional.

Dita e sotme u vërshua nga numrat e partive, duke qenë se u tërhoq shorti i hedhur nga KQZ, lidhur me renditjen e partive për zgjedhjet lokale.

E pritshme nga liderët e të gjitha partive të bëjnë promovimin e numrit për elektoratin, për të qenë në linjë për zgjedhjet e 12 tetorit.

Lajmi dhe mesazhi më së lehti shpërndahen me rrjete sociale, mbase edhe më i konsumuari për komunikim, është rrjeti social, facebook.

Në rrjetin social facebook me lajmin, prin bindshëm një lider i përqendruar vetëm në një komunë, në komunën e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Pa subvencionim dhe pa logjistikën e nivelit nacional, z. Lladrovci prin me mbi 3.6 k pëlqime, kundrejt Kurtit me 2.7 k, ndërsa Memli Krasniqi ka mbledhur 1.6 k pëlqime, me gjithë sponsorizim.

Liderët tjerë, janë edhe më larg Lladrovcit, p.sh. Ramush Haradinaj ka 676 pëlqime, e Fatmir Limaj, 194, në kohën reale të këtyre matjeve.

Lladrovci tashmë edhe në rrjetet sociale është kampion, jo vetëm gjashtë herë kampion i qeverisjes lokale, edhe me numrin 101, simbolikë e fillimit të ri që doli nga shorti me Iniciativën qytetare, “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”.

Të ngjashme

Të fundit