![Lladrovci: Të shkuara Valon. Kjo të bën më të fortë! Lladrovci: Të shkuara Valon. Kjo të bën më të fortë!](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/340856544_772499257619614_1406935618975521171_n.jpg)
Kryetari komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur solidaritet me gazetarin Valon Syla i cili u sulmua barbarisht nga persona të panjohur, për bindjet e tij të shfaqura haptas.
Lladrovci ka shkruar se “kjo dhunë, është e palejueshme dhe kryesit e këtij akti të shëmtuar duhet të përgjigjen para ligjit. Të shkuara Valon. Kjo të bën më të fortë!”
Valoni u godit barbarisht për bindjet e tij të shfaqura haptas. Dhuna ndaj Valonit, është dhunë edhe ndaj të gjithë neve që lirinë e konsiderojmë vlerën më të madhe të shtetit tonë.
Kjo dhunë, është e palejueshme dhe kryesit e këtij akti të shëmtuar duhet të përgjigjen para ligjit.
Të shkuara Valon. Kjo të bën më të fortë!