7.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Lladrovci: Të gatshëm për zgjedhje!

- Advertisement -

Kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, njëherësh kryetar i komunës, Ramiz Lladrovci ka mbajtur fjalim në Mbledhjen e Këshillit Drejtues të kësaj partie, ku ka deklaruar se dega e PDK-së në këtë komunë, është gati për zgjedhje, raporton Scanner.

Në kohën e inteligjencës artificiale, na duhet të ecim më shpejt te qytetari, për të treguar edhe një herë kush jemi, çfarë bëjmë mirë për Kosovën dhe qytetarin, ta dëshmojmë sa e duam vendin, me punë e përkushtim në pajtim me ligjin, ka theksuar Lladrovci.

Fjalimi i plotë i tij në rrjetin social:

Fjala ime në Mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së:

I nderuari kryetar Memli Krasniqi,
E nderuara Kryesi e punës,
Anëtar të Kryesisë, Këshill Drejtues,
Zonja zotërinj,

Si mund ta bëjmë më të mirë PDK-në, forca shtetformuese e shtetndërtuese të jetë sërish në vendin që i takon në Republikën e Kosovës, edhe pse në mesin tonë, fizikisht nuk janë liderët tanë të luftës dhe paqes, Hashimi, Kadriu dhe të tjerët.

PDK ka energji të mjaftueshme për të mos e ricikluar dështimin.
E di se një pjesë e anëtarëve këtu në këtë sallë nuk e pëlqen termin “riciklim”, por, me persona të ricikluar, madje shpesh edhe humbës – është vështirë të arrihet të lartësohet kredibiliteti i partisë.
Partia politike do energji të reja, me kufij të rinj, me synime të reja, në pajtim me vitin dhe dekadën që po e jetojmë. Jemi në kohën e inteligjencës artificiale dhe duhet të ndryshojmë më shpejtë.
Vizionet e vitit 2000, janë vjetruar. Ashtu siç jam edhe vet 25 vjet më i vjetër nga dita e themelimit të partisë.

Kërkoj që PDK të ketë një program prej dy faqeve të cilat na orientojnë çdo ditë se çka synojmë e kah po shkojmë, si parti e si atdhetar që e kemi dëshmuar se për Kosovën e japim edhe më të çmueshmen.
Le të saktësohet e sanksionohet disiplina, përkushtimi dhe angazhimi atdhetar, çdo minutë, çdo ditë, pavarësisht a jemi në pozitë a opozitë.
Ne jemi parti e vlerave të qëndrueshme, vlerave të cilat i bartim si njerëz, si familje, si parti dhe si emblemë e shtetësisë.
Kërkoj që lëshimet, gabimet dhe dështimet për secilin që merr vendim në emër të PDK-së, në nivel lokal e qendror të kenë evidencë, të kenë vlerësim, t’i bëhet trajtim veprimit, nëse është i dëmshëm – të mos përsëritet.
Nuk dua të flas për shpërblime, sepse, secili anëtar i meriton.
Për të punuar për partinë, si aktivist kurrë nuk shpërblehesh sa meriton, por, vizioni ynë, i mbështetur në përkushtimin shtetformues e shtetndërtues të heronjve tanë të luftës dhe paqes, Hashimit, Kadriut dhe të tjerëve, na bën të garojmë me shpirt luftarak për të fituar ndershëm, në garën fer, me mjete demokratike, me zgjedhjet lokale dhe qendrore, për Kosovën euro-atlantike.

Zonja e zotërinj,
Ata që kanë dështuar shumë herë, të mos ndjehen vetëm, sepse bashkë kemi dështuar, por, të kenë forcën për të përballuar tërheqjen duke mos u larguar nga PDK.
Ndonjëri nga kuadri i PDK-së, nëpër dekada, jo çdo herë e ka dhënë provimin, prandaj secili të rishqyrtoj synimet brenda këtij Këshilli Drejtues dhe brenda PDK-së, të rishikoj pozitën e vet se si të fitojë partia më shumë anëtarë, më shumë reputacion e më shumë kredibilitet qytetar, pa kërkuar shpërblim apo pozitë që nuk i shkon më për fytyre.
PDK të ketë reagim të duhur për çdo proces të dëmshëm, me bazë ditore, ose së paku të përmbledhur në raporte javore, duke mos e heshtur asnjë gabim të qeverisë e as të partive opozitare. Kush na shan pa argument dhe shpif, nuk mund të kalojë në heshtje. Merrni shembull Drenasin se çfarë i ka gjetur shpifësit.

Të nderuar të pranishëm,
Klientelizmi, shpifjet dhe ngacmimet brenda PDK-së, janë të dëmshme. Është koha të hiqet dorë nga protagonizmi, egoizmi dhe rajonalizmi.

Askush nga deputetët nuk e ka ngrit zërin në Parlament për projektet e komunës së Drenasit. Për më keq, takimet me keqbërësit, nuk i bëjnë mirë partisë.
Në konventën e partisë u tërhoqa vullnetarisht nga gara në kuadër të këshillit të përgjithshëm. Keqbërësit e interpretuan si çlirim por edhe se po frikohem me hy në garë. Të njëjtit më sulmuan gjatë zgjedhjeve të fundit lokale sikur unë e kisha dërguar Hashimin në Hagë. Kam qenë dhe mbetem i njëjti ndaj Hashimit që nga dita e parë e njohjes dhe aksionet e para të UÇK-së. Mbetem përkrahësi dhe kontribuuesi i mbrojtjes së Hashimit dhe të UÇK-së, si asnjë tjetër këtu.

Të nderuar,
Në kohën e inteligjencës artificiale, na duhet të ecim më shpejt te qytetari, për të treguar edhe një herë kush jemi, çfarë bëjmë mirë për Kosovën dhe qytetarin, ta dëshmojmë sa e duam vendin, me punë e përkushtim në pajtim me ligjin.

Edhe një herë: Keqbërësit, partia duhet t’i ndëshkojë. Keqbërësit nuk e kanë vendin në PDK, të njollosin mundin, përkushtimin e sakrificën e heronjve tanë të luftës dhe paqes, përkushtimin atdhetar të mija grave e burrave të vendit tonë, të cilët punojnë me ndershmëri brenda PDK-së, çdo ditë e çdo vit.
Nëse duam të ecim përpara, PDK disave që meritojnë duhet t’ju thotë: MJAFT!
Ne si degë, jemi të gatshëm për zgjedhje, por Adem Graboci e di se unë jam institucionalist dhe si të vendoset këtu me shumicë votash, e respektoj vendimin. Faleminderit!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit