Sot, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka takuar zv. presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, raporton Scanner.
Z. Lladrovci ka theksuar se “ishte rast të diskutojmë për marrëdhënien e pushtetit lokal dhe pushtetit qendror dhe mundësinë e marrjes së përvojave të mira nga ana jonë prej Asociacionit të komunave të Baden Wyrtembergut”.
Postimi i z. Lladrovci:
Drekë miqësore me zv. presidentin e Parlamentit Evropian, mikun tonë, Rainer Wieland, në Prishtinë.
Ishte rast të diskutojmë për marrëdhënien e pushtetit lokal dhe pushtetit qendror dhe mundësinë e marrjes së përvojave të mira nga ana jonë prej Asociacionit të komunave të Baden Wyrtembergut.
Faleminderit “Qytetar Nderi” i komunës tonë, z. Wieland për dhuratën e librit të kryetares së parë të Parlamentit Evropian, Louise Weiss.
https://www.instagram.com/p/CsbayVQN0R0/