Kryetari Ramiz Lladrovci, ka takuar mësuesin e tij, Mehdi Hajdarajn, njëherësh kontribuuesin e madh të ndërtimit të suksesshëm të raporteve me Amerikën.
“Në muhabet e sipër, u tha se historia bëhet me mund të madh dhe pa u vonuar, sepse, shumë ngjarje janë si puna e mullirit të Dan Shabanit kur ka reshje mund të bluhet, kush bluan, bluan.
Respekt mësuesi Mehdi, kontribuuesit atdhetar si ju janë vlerë për Kosovën dhe kombin”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i tij në fb:
Në takim shumë të këndshëm, me mësuesin tim, Mehdi Hajdaraj, me Fitimin, Muharremin dhe Musen, u njohëm me histori të jashtëzakonshme të kontributit të mërgatës tonë në Amerikë.
Mësuesi Mehdi, dhëndër i Xhim e Ramadan Xhemës që aq shumë kanë bërë për Kosovën, na tregoi për shqiptarët e parë pranë republikanëve, kur Ronald Regan ishte president. Për kontributin e tij, presidenti Regan i kishte dhuruar medaljonin me portretin e tij dhe të Shtëpisë së Bardhë.
Lidhja e shqiptarëve me republikanët vijoi me Xhorxh Bushin, Plakun, i cili dha mesazhin e “tri vijave të kuqe”, apo të njohura si mesazhi i krishtlindjeve për Serbinë, me kontribut të Dr. Ramadan Xhemës dhe dr. Sami Repishtit, për të vijuar marrëdhëniet e shkëlqyera me Xhorxh Bushin e ri, i cili nga Kruja, paralajmëroi pavarësinë e Kosovës.
Mësuesi Mehdi, nuk e harron kontributin e mërgatës tonë e cila ndihmoi politikanët me ndikim në Amerikë, në veçanti rrethin e shqiptarëve pranë republikanëve të cilët ndryshuan historinë e shqiptarëve dhe Ballkanit në tërësi. Ndërtimi i suksesshëm i raporteve me Amerikën, mësuesi Mehdi është dëshmitar i gjallë.
Në muhabet e sipër, u tha se historia bëhet me mund të madh dhe pa u vonuar, sepse, shumë ngjarje janë si puna e mullirit të Dan Shabanit kur ka reshje mund të bluhet, kush bluan, bluan.
Respekt mësuesi Mehdi, kontribuuesit atdhetar si ju janë vlerë për Kosovën dhe kombin. Të paçim!
https://www.facebook.com/photo/?fbid=10232546267513197&set=pcb.10232546268273216