Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim Haxhi Shalën- Komandant Topin, takim të cilin Lladrovci e ka quajtur emocional, sepse rikujtuan ngjarjet dhe në veçanti pasojat e një procesi të padrejtë.
Postimi i Lladrovcit në fb:
Takimi me Haxhi Shalën, pas shumë kohësh, ishte mjaft emocional, sepse, rikujtuam ngjarjet dhe në veçanti pasojat e një procesi të padrejtë. Haga, në kuptimin e ndodhive lidhur me drejtësinë, është larg të besueshmes.
Dëshmitarë jokredibil, koha e pabarabartë për palët për trajtimin e çështjeve, akuza e ngjashme me akuzat e ish regjimit jugosllav dhe dështimet tjera për gjykim në kohë të arsyeshme, drejtësinë e proklamuar e bëjnë të lëndueshme.
Me Komandant Topin, diskutuam për rrethanat e burgut ku qëndroi më shumë se dy vjet, për akuzat dhe për lirimin e tij. Në fund, në shenjë nderimi, ia dhurova librin “Përjetësia e dyfishtë”, e autorit Bedri Islami, kushtuar heroit dhe heroinës, Fehmi e Xhevë Lladrovci.
https://www.facebook.com/share/1CNG2xwcxS/?mibextid=wwXIfr






