Sot, kryetari i komunës së Drenasit, priti në takim z. Imer Hakaj, drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale me ç’rast vlerësuan nevojën e mirëmbajtjes, rregullimit dhe shënimit të vendngjarjeve të historisë tonë
Postimi i tij në rrjetin social:
Me kënaqësi takova Imer Hakajn, Drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, me bashkëpunëtorë, ku diskutuam për trashëgiminë tonë historike e kulturore si dhe obligimi ynë që ato t’i mirëmbajmë, rregullojmë dhe shënjojmë vendngjarjet e historisë tonë.
E përgëzova z. Hakaj për përkushtimin dhe angazhimin e tij, me ç’rast, theksova se komuna e Drenasit, për më shumë se një shekull ishte vatër e rezistencës kundër okupatorit dhe kemi me çka të lavdërohemi.
Po ashtu i ofrova bashkëpunimin e plotë në misionin e përbashkët për kultivimin e traditës dhe historisë tonë edhe nëpërmjet memorialëve dhe veprave që mbajnë të gjallë kujtimin për brezat kontribuues të lirisë tonë.
https://www.facebook.com/share/9oeDuksRWFdaceSN/?mibextid=WC7FNe