6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Lladrovci: Sot, punojmë çdo ditë për ta fuqizuar shtetin

- Advertisement -

Sot, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në dy shënime të përvjetorëve të dhimbshëm, në Nekoc dhe në Kishnarekë, duke bërë homazhe dhe duke vendosur kurora me lule.

Ai me këtë rast ka theksuar padrejtësinë që po ngjan, sepse “heronjtë tanë të luftës dhe paqes përballen me një gjyq të padrejtë, ideatorët e masakrave të tmerrshme me ekzekutorët e shtetit serb, ende nuk e kanë marrë dënimin e merituar”.

Postimi i z. Lladrovci në fb:

Sot, në Nekoc, me familjarë, zyrtarët komunal e qytetarë, kemi bërë homazhe tek lapidari i nxënësit Islam Ramadan Kastrati, për nder të 25 vjetorit të rënies.

Ndërsa në Kishnarekë, kemi bërë homazhe dhe zbuluam Pllakën përkujtimore, kushtuar martirit Fehmi Bajraktarit, para të pranishmëve, mbajta këtë fjalë rasti:

Të nderuar familjarë të dëshmorëve, martirëve, invalidë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,
E nderuara familje Bajraktari,
Zonja e zotërinj,

Sot, kjo pllakë që po vendoset për të përkujtuar vendin e rënies së Fehmi Bajrakatarit, i lindur e rritur këtu në Kishnarekë, në frymën e atdhedashurisë tradicionale, është shenjë e dëshmi e sfidave që përcillnin jetën tonë nën okupatorin serb.

Kjo pllakë, për neve dhe gjeneratat që do të vinë, do të shënjojë vendin e sakrificës me nderimin për jetën e Fehmiut, qytetarit në dukje të thjeshtë, por me gjakun e tij, ai ishte kontribuues e dëshmitar se si u farkua liria.

Gjatë shënimit të 28 nëntorit të vitit 1998, në Divjakë, gjatë fjalimit të Zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, është bërë foto ku shihet Fehmiu me plis të bardhë, si dëshmitar se populli ishte me UÇK-në dhe me luftën e drejtë të bijave e bijve më të devotshëm të kombit.

Sot, kur heronjtë tanë të luftës dhe paqes përballen me një gjyq të padrejtë, ideatorët e masakrave të tmerrshme me ekzekutorët e shtetit serb, ende nuk e kanë marrë dënimin e merituar. Para 25 vitesh, Kosova dhe populli i saj përballej me shfarosje prej sulmeve të makinerisë vrastare serbe, por, me aleatët, ne e fituam luftën.

Sot, punojmë çdo ditë për ta fuqizuar shtetin, ndërsa si institucione do angazhim të shtuar për kujtesën tonë kolektive, ku ishim dje, sot e nga po shkojmë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Fehmi Bajraktarin!

I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët dhe martirët e kombit! Ju faleminderit!

https://www.facebook.com/share/4WrXbkREqi5FjwxK/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit