Sot, në Hagë ka nisur dëshmia e ish-ndihmëssekretarit të Shtetit, James Rubin.
Lidhur me këtë, ka reaguar Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe në përputhje me konventat ndërkombëtare.
Ai tha se dëshmitë në Hagë do të zbulojnë të vërtetën përballë propagandës serbo-ruse.
“Sot në Hagë, hapen faqet e dëshmive, të vërtetës për UÇK-në, të vërtetat për heronjtë tanë të luftës dhe paqes.
Ata që nuk e dinë, mund ta mësojnë rrolin historik në luftën çlirimtare të Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhës dhe e vërteta e luftës tonë të drejtë të zhvilluar në pajtim me konventat ndërkombëtare.
Këto dëshmi të personaliteteve liridashëse në Hagë, do të jenë fakte përballë dezinformatave të kuzhinës serbo-ruse.
Lufta jonë çlirimtare nuk njolloset, krerët e luftës tonë çlirimtare janë të pafajshëm dhe lufta jonë ishte e drejtë. Historia e UÇK-së është historia më e ndritur e kombit tonë, pas Epopesë së Skënderbeut.
Ju presim të pafajshëm çlirimtarë!”, shkroi Lladrovci