Me rastin e ditëlindjes së 86-të të babait të tij, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka përkujtuar me një foto të përbashkët me vëllaun Emriun dhe me babën Tush.
Në postimin e tij në fb, Lladrovci ka shkruar:
Babën Tush, e kujtojmë me mall e krenari, sot, në 86 vjetorin e lindjes. Stërnipi e stërmbesat, vetëm do të ndëgjojnë për jetën e tij fisnike e atdhetare.
Ai na edukoi të hidhemi në vijën e parë për liri, kur drita e çlirimit dukej e paarritshme, por, besoi se do t’ia dalim kundër okupatorit.
Sot e gjithmonë do ta kujtojmë me nderim Babën Tush, ndërsa dhimbjen për Fehën dhe Xhevën i bëri testament për të gjithë neve që ecëm atyre gjurmëve.
https://www.facebook.com/share/p/15SAvDekNp/?mibextid=wwXIfr