7.3 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Lladrovci: Si do ta rikthejmë në dokumente zyrtare njohjen e ndërsjellë

- Advertisement -

Ramiz Lladrovci, në një postim nga hoteli ku u bë marrëveshja e Ohrit në mes të dy udhëheqësve të Kosovës e Serbisë, pyet se si do të rikthehet në dokumente zyrtare njohja e ndërsjellë, raporton Scanner.

Në marrëveshjen e arritur këtu në mes të dy liderëve, nuk ekziston “njohja e ndërsjellë”. “Njohja” u zhduk. Si do ta rikthejmë në dokumente zyrtare njohjen e ndërsjellë, me këtë klimë e rrethana, është problem tepër i madh, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë në fb:

Mëngjes i bukur dhe me diell, në hotelin “Olgica” ku para gati një viti u arrit Marrëveshja e Ohrit, në mes të Kurtit e Vuçiqit. Nga ajo ditë, siç duket, të dytë duan ta harrojnë dhe janë pishman për këtë histori.

Jemi afër përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe kjo ma rikujton ecurinë e angazhimit nga vitet ’80 e deri më 17 shkurt 2008. Liderin nuk e bëjnë votat por veprimet e drejta, të mira dhe largpamëse të cilat të pamundurën e bëjnë të mundur.

Në marrëveshjen e arritur këtu në mes të dy liderëve, nuk ekziston “njohja e ndërsjellë”. “Njohja” u zhduk. Si do ta rikthejmë në dokumente zyrtare njohjen e ndërsjellë, me këtë klimë e rrethana, është problem tepër i madh.

Gjithsesi, mendja e zemra ime është në Tiranë te diplomacia në ngritje, Rama-Blinken. Gojëkëqijtë më në fund duhet të heshtin për këtë ditë të madhe për shtetin dhe kombin!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0va1MAkKGi6fuGh9bfHVZKD53Ybz9JzzzSSvuoVnd1fbRCKymGSmLT4kLGKHoR152l&id=61553684446044&mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit