21.3 C
New York
Wednesday, September 3, 2025

Buy now

Lladrovci: Shpifjet, fyerjet dhe dezinformatat nuk kanë vend në Drenas!

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar ndaj, siç ka thënë ai, shpifjeve, fyerjeve dhe dezinformatave, raporton Scanner.

Në një postim në Facebook, ai ka kujtuar se në zgjedhjet e kaluara lokale (2021) megjithëse me vonesë, sepse zgjedhjet kishin përfunduar, organet e rendit dhe të drejtësisë zbuluan shpifësit dhe ata morën dënimin e merituar për 18 profile të rrejshme në facebook dhe mediat tjera.

Postimi i plotë:

Shpifjet, fyerjet dhe dezinformatat nuk kanë vend në Drenas!

Në zgjedhjet e kaluara lokale (2021) megjithëse me vonesë, sepse zgjedhjet kishin përfunduar, organet e rendit dhe të drejtësisë zbuluan shpifësit dhe ata morën dënimin e merituar për 18 profile të rrejshme në facebook dhe mediat tjera.

Gjatë këtij viti, autorët e njëjtë të dënuar për shpifje në vitin 2021, me dy familjarë të pretendentit për kryetar si dhe dy kandidatë të “Dadës Razë”, me emra të tjerë të profileve, tërë ditën shpifin, fyejnë, komentojnë dhe bëjnë video montazhe dhe fotografi rreth emrit apo angazhimit tim për garën që na pret më 12 Tetor.

Deri më tash, disa dezinformata të këtij “ekipi” janë demantuar nga z. Xhavit Haliti dhe z. Lirim Mehmetaj, të cilët i falënderoj për sqarimet shtesë duke u mbrojtur edhe ata edhe unë nga këta shpifës. Formula e zgjedhjeve të kaluara “shpif, shpif se diçka mbetet”, nuk do t’ju ecë.

Shpifësve me profile të rreme, keqbërësve të njohur për opinion, të kalitur për dezinformata, gjysmë të vërteta dhe montazh të ulëta, ju them mjaftë. Shpifjet, fyerjet dhe dezinformatat nuk kanë vend në Drenas. Sërish do të përballeni me drejtësinë. Nuk mund ta ndalni fitoren tonë “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”.

Të ngjashme

Të fundit