5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Lladrovci viziton shkollën e pilotimit në Belgjikë, Korrotica i ka kushtet për një shkollë të tillë

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar shkollën për pilotim privat në Bryzh të Belgjikës, me ç’rast e ka pritur Musa Hoti i cili synon që të investoj në Kosovë në këtë lloj shkolle dhe aftësimi për të rinjtë e Kosovës.

Ramiz Lladrovci, kryetar i komunës së Drenasit, ka shkruar për suksesin e ndërmarrësve tonë nëpër diasporë, me theks të veçantë Musa Hoti, i cili në Bruges (Bryzh) të Belgjikës është pjesë e ekipit për aftësimin e të rinjve për pilotim, shkruan Scanner.

“Ndërmarrësit tanë, janë të dëshmuar për sukseset në diasporë me përkushtimin dhe shpirtin ndërmarrës. Një sukses të veçantë e ka arritur miku im, Musa Hoti, i cili në Bruges (Bryzh) të Belgjikës është pjesë e ekipit për aftësimin e të rinjve për pilotim.”

Postimi i plotë:

Ndërmarrësit tanë, janë të dëshmuar për sukseset në diasporë me përkushtimin dhe shpirtin ndërmarrës. Një sukses të veçantë e ka arritur miku im, Musa Hoti, i cili në Bruges (Bryzh) të Belgjikës është pjesë e ekipit për aftësimin e të rinjve për pilotim.

Vizita ime te Musa, me Istrefin dhe Haxhiun, ka të bëj me njohjen e kushteve në këtë shkollë, sepse janë mundësitë e mira për ta ngritur një sikur kjo në Bruges edhe në Drenas. Funksionalizimi i aeroportit në Korroticë, do të ishte në dobi të të rinjve tanë, për të zotëruar këtë profesion, pilotimin.

Musa është gati të investojë në Kosovë për të hapur shkollën e pilotimit duke bashkëpunuar me shkollën në Bruges, që do të ishte mundësi e mirë e përparimit për të rinjtë tanë dhe vendin tonë.

Faleminderit Musë për mikpritjen. Ne do të jemi në shërbim të atyre që duan të investojnë në vend, duke ofruar të gjitha lehtësirat e mundshme që ka në dispozicion pushteti lokal.

Fluturimi mbi qiellin e Kosovës do të ishte edhe më i bukur!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10225088650357429&id=1653723698

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit