Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me bashkëluftëtarë, veteranë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, ka marrë pjesë në përkujtimin e flijimit të tre dëshmorëve, Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala, në Abri.
Sakrifica e dëshmorëve është pjesa më e ndritur e historisë sonë, të cilën ne e kujtojmë me nderim të thellë e të sinqertë, ashtu siç kujtojmë breza të tërë që u sakrifikuan për lirinë tonë, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Me bashkëluftëtarë, veteranë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë, shënuam 25 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit, Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala, në Abri, duke bërë homazhe dhe vendosëm lule të freskëta në vendin ku prehen këta dëshmorë.
Në këtë ditë, në homazhe e shoqërova po ashtu ministrin e Kulturës Hajrulla Çekun me bashkëpunëtorë.
Sakrifica e dëshmorëve është pjesa më e ndritur e historisë sonë, të cilën ne e kujtojmë me nderim të thellë e të sinqertë, ashtu siç kujtojmë breza të tërë që u sakrifikuan për lirinë tonë. Nderimi i dëshmorëve është nderim për familjet e dëshmorëve, njëherësh është nderim për Kosovën.
Lavdi dëshmorëve Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
https://www.facebook.com/share/kJg4RMMdS2PPdoog/?mibextid=WC7FNe