20.9 C
New York
Tuesday, May 13, 2025

Buy now

Lladrovci: Rezistenca e Tahir e Nebih Mehës ishte hallkë e fuqishme e lidhjes së brezave

- Advertisement -

Me rastin e përvjetorit të rënies heroike të Tahir e Nebih Mehës, kryeyari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka theksuar se rezistenca e tyre ishte hallkë e fuqishme e lidhjes së brezave, kushtrim për Adem Jasharin dhe UÇK-në që së shpejti do t’i dilnin zot atdheut.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Nderim i përjetshëm për Tahir dhe Nebih Mehën!

Pranvera shqiptare e filluar më 11 mars 1981, solli një klimë të papritur për regjimin okupator. Demonstruesit paqësor e duarthatë, në ballafaqimet me forcat speciale te okupatorit jugosllav, shprehnin vullnetin qytetar për Kosovën Republikë.

Demonstratat, regjimi i atëhershëm i shtypi me dhunë, përndjekje, burgosje, izolime dhe tortura deri në vrasje. Në ditën kur kremtonin përvjetorin e themelimit të Milicisë jugosllave, kishin përzgjedhur ditën për të shfaqur fuqinë e tyre, me mijëra forca kundër një familjeje, kundër një kulle të Tahir e Nebih Mehës në Prekaz.

Llogaritë e okupatorit për frikësimin e qytetarëve nuk dhanë sukses. Tahir dhe Nebih Meha nuk u dorëzuan para makinerisë vrastare. Ata rezistuan dhe hynë në histori, duke ringjallur epopenë e Ahmet Delisë, Azem Bejtës e Shaban Polluzhës. Ata na ritreguan historinë se hasmi do barot.

Kjo rezistencë ishte hallkë e fuqishme e lidhjes së brezave, kushtrim për Adem Jasharin dhe UÇK-në që së shpejti do t’i dilnin zot atdheut.

Lavdi e përjetshme për Tahir dhe Nebih Mehën!

https://www.facebook.com/share/p/1BtoqZ8Wc4/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit