Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot, me rastin e 80 vjetorit të rënies heroike të Shaban Polluzhës, ka bërë homazhe dhe vendosi buqetë me lule pranë vendit ku prehet heroi.
Shabani ishte strateg që shpejt e hetoi mashtrimin komunist ndaj shqiptarëve dhe rezistenca e tij ishte e para e këtij lloji në Evropë, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i tij:
Shaban Polluzha përbën një nga kapitujt më të ndritur të historisë së Kosovës me rezistencën ndaj okupatorëve të rinj me mashtrimet e vjetra.
Sot, me rastin e 80 vjetorit të rënies heroike të Shaban Polluzhës, me bashkëpunëtorë, familjarë të heroit dhe qytetarë, vendosëm kurora me lule dhe kemi bërë homazhe, duke shprehur nderimin e thellë për jetën dhe veprën e tij heroike.
Shabani ishte strateg që shpejt e hetoi mashtrimin komunist ndaj shqiptarëve dhe rezistenca e tij ishte e para e këtij lloji në Evropë. Rezistenca e Shabanit dhe krejt Drenicës bëri që forcat jugosllave të bëjnë shtetrrethim dhe të kryenin masakra të tmerrshme.
Shaban Polluzha me ushtarët e tij, jetojnë në kujtimet krenare në Drenicë dhe më gjerë, të cilët atdhetarizmin e kishin më të rëndësishëm se komunizmin.
Lavdia e Shaban Polluzhës është lavdi që u bart ndër breza, deri gjatë luftës tonë çlirimtare dhe do të jetojë për aq sa do ta çmojmë lirinë më shumë se jetën!
https://www.facebook.com/share/p/17qEkE5P5J/?mibextid=wwXIfr